Lajmet

Microsoft lançon Xbox Live për lojërat Android dhe iOS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Mars 2019
0
Microsoft ka vendosur të sjellë Xbox Live në iOS dhe Android me lançimin e SDK për zhvilluesit që duan të sjellin funksionalitetet e Xbox. Microsoft lançon Xbox Live për lojërat Android dhe iOS

Ditën e sotme Microsoft njoftoi iniciativën e re e cila kombinon në një çadër të vetme të gjitha produktet e kompanisë që zhvilluesit përdorin për video lojërat si Xbox Live, Azure PlayFab, Direct X, Mixer, Virtual Studio, Simplygon dhe Azure.

Shërbimin e ri Microsoft e quan Game Stack dhe u jep zhvilluesve të gjitha mjetet që kanë nevojë për të krijuar dhe operuar lojërat e tyre në platforma të ndryshme.

Zhvilluesit mund të zgjedhin cilin prej shërbimeve duan të përdorin. Ndërsa Azure është pjesë e Game Stack, në tërësi është një shërbim cloud. Microsoft shpreson që zhvilluesit do të adoptojnë Azure si shërbimin e preferuar cloud.

Ditëve të sotme shumica e lojërave kanë një komponent online dhe zhvilluesit kanë nevojë për një hapësirë ku të ruajnë kredencialet e lojtarëve, të dhënat telemetrike dhe informacione të tjera.

Një prej komponentëve kryesorë të Game Stack është PlayFab, një shërbim për ndërtimin e lojërave cloud që bie nën familjen Azure. Ajo mbështet të gjitha platformat kryesore të lojërave si Xbox, PlayStation dhe Nintendo Switch në iOS, Android, PC dhe ueb.

Së fundi Microsoft ka vendosur të sjellë Xbox Live në iOS dhe Android me lançimin e SDK për zhvilluesit që duan të sjellin funksionalitetet e Xbox në dy platformat më popullore mobile.

E gjitha është pjesë e përpjekjes së Microosft për të sjellë lojërat e Xbox dhe shërbimet në disa platforma. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Canvas është një aplikacion vizatimi dhe shënimesh

Lajmet e fundit>