Softuer

Microsoft lanson versionin e plotë të IE9

Publikuar , 15 Mars 2011
0
Microsoft lanson versionin e plotë të IE9

Microsoft debutoi në treg shfletuesin ri në një ngjarje të veçantë në South by Southwset (SXSW) në Austin, Texas. Dean Hachamovcitch, që është zëvendës president i korporatës për Internet Explorer, tregoi gjatë ngjarjes një historik të shkurtër rreth asaj sesi u ndërtuar IE9 prej zeros.

Microsoft gjatë vitit të kaluar ka bërë lansimin e IE9 dhe pas kësaj ka përjetuar disa kritika mjaft të mira. Muajin e kaluar, Microsoft paraqiti IE9 RC, kurse rezultatet e fundit tregojnë se ky version së bashku me beta versionin është shkarkuar për më shumë se 40 milion herë.

IE9 jo vetëm që është një avancim i ri i IE8, por është një ripërpunim i plotë i shfletuesit të popullarizuar të Microsoft. Versioni i ri ka përmirësime të dukshme në grafikë dhe shpejtësi, valë rritjes së përshtatshmërisë me standardet e reja të uebit dhe përdorimit të përshpejtimit harduerik. Në skenë, Hachamovitch vuri në pah përkrahjen e avancuar të shfletuesit për HTML5 dhe përmirësimet në ndërfaqe të tij. Çdo gjë, prej butonit që të dërgon prapa e deri tek shiriti i veglave, është përpunuar.

Microsoft gjithashtu po vë një theksim të veçantë për sigurinë e shfletuesit duke thënë se ka aftësi më të mira për të ruajtur përdoruesin si dhe filtra më të fuqishëm kundër malware. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga faqja beautyoftheweb.com. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Njihuni me Terminalin e ri të Windows

Lajmet e fundit>