Vëzhgim

Microsoft lëshon aplikacionin për Xbox për iPad dhe iPhone

Publikuar , 07 Dhjetor 2011
0
Microsoft lëshon aplikacionin për Xbox për iPad dhe iPhone

Në 48 orët e kaluara, Microsoft ka lëshuar një ndërfaqe masivisht të rindërtuar për Xbox 360, një aplikacion mjaft shumë të përmirësuar të Netflix 360 dhe paraqiti një aplikacion që mundëson kontrollimin e Xbox 360 nga një Windows Phone 7. Dhe për lëvizjen e vet të ardhshme: ata sapo kanë lëshuar një aplikacion për Xbox Live për iOS.

Tani, aplikacioni nuk duket që i ka të njëjtat veçori si aplikacioni për WP7 – kjo tregon që aplikacioni për Windows Phone do të jetë si lloj i veçantë. Por sidoqoftë, këta dy aplikacione i kanë shumë veçori të njëjta të qendrës të Xbox Live që Windows Phone i kishte pasur më parë.

Ju mund:

-Të ndërroni pamjen e avatarin tuaj 3D;

-Të dërgoni porosi tek shokët tuaj në Xbox Live;

-Të shihni të arriturat tuaja në Xbox;

-Të shihni lajmet për Xbox.

Megjithë veçoritë shtesë që mund të gjenden në Windows Phone 7, lëshimi i një aplikacioni për iOS ishte disi edhe si një lëvizje e pashmangshme, për shkak të përdorimit të madh që ka ky sistem operativ./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>