Lajmet

Microsoft lëshon një përditësim emergjent në Windows 10

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2020
0
Duke lëshuar përditësimin për të shmangur skenarin e një reaksioni zinxhir siç ndodhi me WannaCry dhe NotPetya në 2017. Microsoft lëshon një përditësim emergjent në Windows 10

Microsoft publikoi ditën e sotme një përditësim të papritur për një problem sigurie që i zbulua aksidentalisht gjatë përditësimeve të muajit Mars pak ditë më parë.

Ndërsa i vështirë për tu shfrytëzuar, problemi i sigurisë është kritik sepse do të lejonte ekzekutimin e një kodi të dëmshëm nga një kompjuter tek tjetri.

Duke lëshuar përditësimin për të shmangur skenarin e një reaksioni zinxhir siç ndodhi me WannaCry dhe NotPetya në 2017.

Problemi shihet në Microsoft Server Message në versionet 32-bit dhe 64-bit të Windows 10-ës.

Microsoft tha se nuk ka prova që problemi i sigurisë po shfrytëzohet në realitet nga hakerët dhe më shumë gjasa nuk ka për të ndodhur as në të ardhmen. Windows 10 ka mbrojtje të forta që e bëjnë skenarin e hakimit përmes këtij problemi thuajse të pamundur.

Përdoruesit duhet të instalojnë përditësimin KB4551762 sa më parë që të jetë e mundur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vizioni 16-vjeçar i Elon Musk rikthen astronautët Amerikanë në hapësirë pas 9 vitesh