Lajmet

Microsoft lëshon një përditësim emergjent për përdoruesit e Internet Explorer

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shtator 2019
0
Statistikat tregojnë se mbi 8% e njerëzve ende përdorin Internet Explorer. Përdorimi i shfletuesve të Microsoft ka rënë ndërsa kompania është përpjekur ti shtyjë drejt shfletuesit Edge. Microsoft lëshon një përditësim emergjent për përdoruesit e Internet Explorer

Microsoft publikoi një përditësim emergjent për shfletuesin Internet Explorer për të adresuar një problem sigurie që hakerët kanë qenë duke e përdorur aktivisht.

Kompania tha se përmes kësaj dobësie sigurie hakerët mund të penetronin shfletuesin dhe të instalonin maluerë në kompjuterë.

Sulmuesit besohet se kanë ndërtuar uebsajte të cilat shfrytëzojnë problemin e sigurisë dhe infektojnë vizitorët.

Në përshkrimin e problemit Microsoft tha se versionin 9 deri në 11 të Internet Explorer ishin vulnerabil. Kushdo që përdor këtë shfletues duhet të shkarkojnë dhe aplikojnë përditësimin urgjentisht.

Zakonisht Microsoft lëshon përditësimet për problemet e shfaqura në një përditësim mujor. Megjithatë rreziku që kjo dobësi përbënte detyroi kompaninë të dërgon një përditësim emergjent.

Statistikat tregojnë se mbi 8% e njerëzve ende përdorin Internet Explorer. Përdorimi i shfletuesve të Microsoft ka rënë ndërsa kompania është përpjekur ti shtyjë drejt shfletuesit Edge.

Problemi i softuerit u gjet nga hulumtuesi i sigurisë së Google Clement Lecingne. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  GMO do të vijojë biznesin e gërmimit të monedhave kriptografike, mbyll atë të prodhimit të harduerëve

Lajmet e fundit>