Biznes

Microsoft marrëveshje 21 miliardë dollarë për implementimin e realitetit të shtuar në ushtrinë Amerikane

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2021
Firmat e arkitekturës, spitalet, universitetet, prodhuesit e makinave dhe agjencia hapësinore NASA janë të gjithë përdorues të teknologjisë. Microsoft marrëveshje 21 miliardë dollarë për implementimin e realitetit të shtuar në ushtrinë Amerikane

Gjiganti Amerikan i teknologjisë Microsoft do ti shesë ushtrisë Amerikane pajisje të realitetit të shtuar me vlerë 21.9 miliardë dollarë përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Pajisjet janë të ndërtuara mbi produktin HoloLens ku përdoruesit mund të shohin holograme të mbi vendosura mbi ambientin real.

Kontrata përfshin mëse 120mijë pajisje të cilat do të prodhohen në SHBA. Realiteti i shtuar ndryshon nga realiteti virtual sepse shton grafika mbi ambientin fizik në vend që ta zëvendësojë plotësisht atë me një ambient të ri.

Si rezultat përdoruesit mund të shohin informacione të mbivendosura mbi objekte që i shohin çdo ditë. HoloLens shitet për 3,500 dollarë pajisja dhe Microsoft kryesisht jua ofron bizneseve.

Firmat e arkitekturës, spitalet, universitetet, prodhuesit e makinave dhe agjencia hapësinore NASA janë të gjithë përdorues të teknologjisë.

Përgjatë dy viteve të fundit Microsoft ka punuar me ushtrinë Amerikane për krijimin e një prototipi që mund të përdoret për qëllime ushtarake siç është Sistemi i Integruar i Realitetit të Shtuar për HoloLens.

Tashmë ushtria ka kaluar në fazën e prodhimit dhe Microsoft thotë se do ti mbajë ushtarët më të sigurtë dhe më efektivë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft ka krijuar një antivirus për Android dhe iOS të cilit duhet ti jepni një shans