Softuer

Microsoft me kompromis të ri për Komsionin Evropian

Publikuar , 26 Korrik 2009
0
Microsoft me kompromis të ri për Komsionin Evropian

Hapi më i ri nga Microsoft për të kënaqur Bashkimin Evropian, është krijimi i një sistemi në të cilin përdoruesit mund të zgjedhin shfletuesit e tyre. Ky është një ndryshim i politikës së mëhershme të Microsoft, të cilët patën ofruar largimin e tërësishëm të Internet Explorer nga Windows 7.

Duket se ky vendim ka qenë mjaft i qëlluar pasi që nëse logjikohet fakti për një sistem operativ pa shfletues, atëherë si do të shkarkohet një alternativ tjetër për shfletim në internet? Në vend se të shkaktohen kokëçarje për konsumatorë, tani ata gjatë instalimit të Windows do të zgjedhin shfletuesin e tyre në një “ekran balotazhi” , dhe kështu me lehtësi shkarkojnë shfletuesin e qejfit të tyre.

Gjithashtu, prodhuesit e kompjuterëve do të jenë në gjendje të instalojnë ueb shfletues, ti vendosin ata si të zakonshëm dhe të ndalin Internet Explorer. Komisioni ka mirëpritur vendimin, dhe tani do të hulumtojë efektin praktikë në terme të sigurisë së zgjidhje origjinale të konsumatorit.

LEXO EDHE:  SHBA i ndalojnë hyrjen një studenti pasi i kontrolluan postimet në rrjete sociale

Lajmet e fundit>