Lajmet

Microsoft më në fund arnon dobësinë kritike në Internet Explorer

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Microsoft më në fund arnon dobësinë kritike në Internet Explorer

Në përditësimin e sigurisë për këtë muaj, Microsoft-i ka arnuar një dobësi kritike për Internet Explorer që ka pasur gjasa që t’i zbulojë përdoruesit ndaj sulmeve keqdashëse për tre muajt e kaluar.

Arnimi i përhershëm është për një shfrytëzim të njohur si CVE-2013-3893, që kishte mundësinë të punojë sipas mënyrës së vet në të gjitha versionet e mbështetura të Internet Explorer.

Microsoft-i lajmëroi ekzistencën e dobësisë në shtator dhe lëshoi një mjet “Fix It” që mund të shkarkohej derisa të bëhej arnimi i përhershëm.

“Dobësitë më të rënda do të mundësonin ekzekutim nga larg të kodit nëse konsumatori shikon një uebfaqe të përgatitur posaçërisht duke përdorur Internet Explorer,”- shkroi në një postim në blog gjatë të martës, Dustin Childs nga Microsoft-i.

“Një sulmues i cili me sukses i shfrytëzoi këto dobësi mund të fitonte të njëjtat të drejta sikur përdoruesi i tanishëm që përdor Internet Explorer.” Përditësimi i ri me arnimin e hershëm, i quajtur MS13-08, arnon 10 probleme brenda Internet Explorer.

Përveç rregullimit të dobësisë në Internet Explorer, Microsoft-i i adresoi tri probleme si kritike dhe katër të tjera të rëndësishme. Të gjitha problemet së bashku kanë pasur si cak 26 dobësi të ndryshme në Windows, Internet Explorer, SharePoint, kornizën punuese .NET, Office, Silverlight dhe të tjera. (PCWorld Albanian)

microsoft

LEXO EDHE:  Interneti në Shqipëri më i lirë se në vendet e rajonit

Lajmet e fundit>