Lajmet

Microsoft më në fund pritet të zbulojë rivalin e Siri-t dhe të Google Now

Publikuar , 17 Janar 2014
0
Microsoft më në fund pritet të zbulojë rivalin e Siri-t dhe të Google Now

cortanaApple fillimisht e paraqiti Siri-n në vjeshtën e vitit 2011, ndërsa Google paraqiti Google Now në verë të vitit 2012 dhe tani Microsoft është duke sjellë ndihmësin personal që komandohet me zë, i cili është planifikuar të vijë gjatë muajit prill.

Njëri nga burimet e MSFTNerd thotë që Microsoft planifikon të lëshojë ndihmuesin virtual të vet Cortana këtë pranverë, pikërisht në kohën kur është planifikuar të mbahet konferenca vjetore për zhvillues Build.

MSFTNerd thotë që shërbimi i ri do të integrohet drejtpërdrejt me Bing-un dhe përdoruesit do të jenë në gjendje që ta aktivizojnë atë në pajisjet e tyre mobile thjesht duke thënë frazën “Bing më trego…” MSFTNerd thotë po ashtu që “shërbimi do të zgjerohet në aplikacionin Bing për iPhone në tregun në SHBA këtë vjeshtë” dhe që “teknologjia themelore do të zgjerohet për përdoruesit amerikanë të Xbox One dhe Windows në 2015-tën me Threshold.”

Cortana është emër i një karakteri të famshëm të inteligjencës artificiale në seritë Halo të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook thirrje nga SHBA-ja për të ndaluar zhvillimin e monedhës digjitale

Lajmet e fundit>