Harduer

Microsoft me tastierë të mençur në ekran të ndjeshëm në prekje

Publikuar , 27 Shtator 2009
0
Microsoft me tastierë të mençur në ekran të ndjeshëm në prekje

Problemi me tastierë të ekranit është se ju në fakt duhet të shkoni ekranin për të prekur tastet në mënyrë të duhur. Me tastiera reale, përdoruesit kanë ndjenjën referuese të prekjes dhe të pozicionimit të dorës. Kjo është edhe arsyeja pse mund të shkruajmë pa shikuar fare  tastierën. Por kur kaloni të shkruani në një tastierë të vendosur në ekran të rrafshët, ju humbni ndjenjën e referencës fizike.

Megjithatë, patenta për këtë tastierë të ekranit përdor teknologjinë e ndjeshme në prekje për të përshtatur në mënyrë automatike renditjen e tasteve ndaj pozitës së duarve. Pasi që tastet janë zakonisht në pozicionin e njëjtë relativ ndaj gishtave tuaj, ju gjithmonë keni mundësi të keni një pikë fizike referuese. Vetë dorën tuaj. Në këtë mënyrë, ju mund të shkruani pa shikuar fare gishtërinjtë në ekran, duke e ditur se gishtërinjtë gjithmonë do të godasin tastet për të cilat janë drejtuar.

Patenta gjithashtu detajon rrugën sesi kjo tastierë virtuale do të paraqitej kudo qoftë në ekran. Vetëm vendosni duart tuaja siç do ti vendosnit normalisht gjatë shkrimit dhe tastiera virtuale do të paraqitet.

LEXO EDHE:  A do të prezantojë Samsung telefonin me ekran me palosje javën e ardhshme?

Lajmet e fundit>