Analiza

Microsoft Mobile Oy mund të jetë emri i ri i divizionit të pajisjeve të Nokia-s

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Microsoft Mobile Oy mund të jetë emri i ri i divizionit të pajisjeve të Nokia-s

Leaked-letter-confirms-that-Microsoft-Mobile-Oy-will-be-the-new-name-of-Nokias-handset-divisionMe blerjen e divizionit të pajisjeve dhe shërbimeve të Nokia-s nga Microsoft-i që po shkon drejt fundit, gjiganti i softuerit me qendër në Redmont u ka dërguar letra disa kompanive duke i informuar ata për mbylljen e procedurave të blerjes.

Një informacion i vogël ka rrjedhur nga këto korrespondenca, ku citohet se Microsoft-i ka në planet e saj të ri emërtojë biznesin e pajisjeve të Nokia-s në Microsoft Mobile Oy. Kjo gjë u bë e ditur edhe në letrat e mëparshme që Microsoft u kishte dërguar konsumatorëve të Nokia-s.

Microsoft gjithashtu u ka dërguar edhe një letër tjetër kompanive se Nokia Devices nuk është më. Kjo letër u dërgua për të informuar kompanitë se termat dhe kushtet që aplikoheshin kur Nokia kishte këtë biznes do të mbesin të njëjtat pas blerjes nga Microsoft-i.

Kompania Microsoft gjithashtu u bëri të ditur këtyre kompanive se disa prej tyre mbase do të vazhdojnë të mbesin furnizuesit e saj për bizneset aktive të Nokia-s si NSN, HERE ose Advanced technologies dhe se kompania me qendër në Finlandë do tu përshtatet të gjitha termave dhe kushteve të tyre tashmë në pronësi të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 8 Korrik do të mësojmë më shumë rreth sistemit operativ misterioz të Microsoft

Lajmet e fundit>