Biznes

Microsoft mund të blej Yahoo’n

Publikuar , 05 Tetor 2011
0
Microsoft mund të blej Yahoo’n

Duke cituar një ekzekutiv të larët pranë Microsoft, Reuters ka theksuar se marrëveshja mund të mos dal asnjëherë në sipërfaqe për shkak të faktit se ka divizione të ndryshme të brendshme në Microsoft të cilat mund të paraqiten si pengesë në rrugë.

Nëse historia do të ishte quajtur korrekte, Yahoo do të duhej të pranonte marrëveshjen e parë me Microsoft, duke pasur parasysh faktin se ishte një ofertë prej 42 miliard dollarë. Kërkimi i turbullt dhe kompania e përmbajtjes e kanë shtyrë vlerën e saj në treg në 18 miliard dollarë dhe sërish janë paraqitur probleme në këtë drejtim, që theksojnë se bëhet fjalë për një çmim të lartë.

Lajmi vjen vetëm disa javë pasi Microsoft, Aol dhe Yahoo, nënshkruan një pakt marketingu për të sfiduar Google’in. Microsoft dhe Yahoo kanë disa vite histori mes vete, duke filluar prej shërbimeve për email me bazë në ueb e deri tek segmentet e kërkimit dhe gjëra tjera. Nëse Microsoft do të bëjë blerjen, do të ndodh për shkak se dëshiron të ruaj interesat e saja në botën e reklamimit.

Por gjithashtu nga Reuters po raportohet se Yahoo është gjithashtu është vëzhguar shumë nga kompania investuese ruse DST Global, si dhe nga firma kineze Alibaba. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Abkazia ndërpret energjinë elektrike për 15 fabrika të gërmimit të monedhave kriptografike

Lajmet e fundit>