Lajmet

Microsoft mundëson kërkimin pa reklama në Bing për shkollat në SHBA

Publikuar , 23 Prill 2014
0
Microsoft mundëson kërkimin pa reklama në Bing për shkollat në SHBA

microsoft-bing-logo-designMicrosoft është duke bërë zgjerimin e një programi që iu ofron shkollave mundësinë që të parandalojnë reklamat nga paraqitja në rezultatet e kërkimit kur ata përdorin makinën e kërkimit Bing. Ky program fillimish është lëshuar si projekt pilot, tani është në dispozicion për të gjitha shkollat publike apo private në SHBA, që nga kopshtet, e deri tek shkollat e klasës së 12-të. Programi është synuar që të ofrojë një ambient më të sigurt online për fëmijët, por promovon po ashtu përdorimin e makinës së kërkimit Bing, që ndjek udhëheqësin Google.

Kompania Microsoft është po ashtu duke dhënë dhurata tablet të gjeneratës së parë Surface për shkollat ku anëtarët e komunitetit regjistrohen për të përdorur versionin me reklama të Bing-ut jashtë shkollës. Programi është i përgatitur në atë mënyrë që 60 prindër dhe shokë që bëjnë 30 kërkime në Bing gjatë ditës mund t’ia sigurojnë shkollës së tyre një Surface pas pak më tepër se një muaj. Nuk ka ndonjë kufi për numrin e pajisjeve Surface që një shkollë mund të fitojë.

Microsoft ka disa inventarë të pa shitur të gjeneratës së parë Surface në treg pasi pati një konkurrencë të fortë në tregun e tabletëve. Matt Wallaert, që është punonjës nga Microsoft që ka bërë krijimin e programit “Bing in the Classroom” (“Bing-o në klasë”), tha që kompania shpreson që dashamirësia e kompanisë të ndiqet me një përdorim më të madh të makinës Bing.

“Ne absolutisht jemi në një biznes që mbështetet nga reklamat, por ne mendojmë që shkollat nuk janë koha dhe vendi për atë,” tha ai. “Natyrisht ne shpresojmë që prindërit do ta dëgjojnë atë porosi dhe do të duan që ta përdorin Bing-un në shtëpi.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Startup Grind Tirana e fillon vitin me ftuarin Artan Hoxha

Lajmet e fundit>