Lajmet

Microsoft mundëson përditësimin pa pagesë në Office 2013

Publikuar , 22 Tetor 2012
0
Microsoft mundëson përditësimin pa pagesë në Office 2013

Microsoft-i ka lëshuar një përditësim të Office që iu mundëson konsumatorëve që kanë blerë versionin Office 2010 një kopje pa pagesë të Office 2013.

Marrëveshja, e përfshirë me titullin zyrtar të “Ofertës para-lëshimit të Microsoft Office” filloi më 19 tetor dhe përfundon më 30 prill 2013.

Konsumatorët që e blejnë një kopje të Office 2010 për Windows ose ndonjërin nga aplikacionet e ndryshme të “vetë-qëndrueshme” brenda periudhës së sipër përmendur mund të shkarkojnë një kopje pa pagesë të versionit përkatës të Office 2013, ose në disa raste, të zgjedhin një abonim pa pagesë një vjeçar në Office 365.

Pritet që Office 2013 të fillojë të shitet në fillim të vitit 2013

Megjithëse Microsoft-i ka lajmëruar Office 2013, duke ofruar një vëzhgim të platformës së re dhe çmimet, nuk ka zbuluar ndonjë datë të lëshimit.

Shumica presin që Office 2013 dhe Office 365 presin që të fillojnë të shiten në fundin e janarit ose fillimin e shkurtit të vitit 2013. Përditësimi ose abonimi në Office 365 do të jetë në dispozicion kur të debutojë Office 2013.

Microsoft-i rregullisht bën këto marrëveshje për Office. Në vitin 2010, kjo ndërmarrje paraqiti një “garanci teknologjike” për blerësit e Office 2007, duke iu mundësuar atyre një përditësim pa pagesë në Office 2010 për disa muaj që mbyllën lëshimin e shitjes me pakicë.

Ndryshimi kësaj radhe është që Microsoft-i, konsumatorëve është duke iu dhënë opsione.

Blerësit e Office Home & Student 2010, për shembull, mund të zgjedhin një kopje të licencuar përgjithmonë të Office Home & Student 2013 ose një abonim një vjeçar në Office 365 Home Premium, plani që iu mundëson konsumatorëve që të instalojnë dhe përdorin Office 2013 deri në pesë PC ose tabletë në një familje. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Pas 8 muajsh Android 9 Pie arrin 10% adoptim

Lajmet e fundit>