Lajmet

Cortana dhe funksioni i kërkimit do të jenë veçmas në Windows 10

Publikuar , 17 Janar 2019
0
Microsoft thotë se falë saj do të përmirësohen të dy funksionet më vete dhe ti shërbejnë më mirë audiencave. Cortana dhe funksioni i kërkimit do të jenë veçmas në Windows 10

Microsoft ka vendosur të shkëpusë Cortana nga funksioni i kërkimit në Windows 10 duke i dhënë secili një vend më vete në taskbar.

Ndryshimi u ve në ndërtimin më të fundit eksperimental të Windows 10-ës i cili i paraprin përditësimit të ardhshëm madhor planifikuar në Prill.

Microsoft thotë se falë saj do të përmirësohen të dy funksionet më vete dhe ti shërbejnë më mirë audiencave.

Kutia e kërkimit do të jetë vetëm për kërkimin me tekst, por edhe Cortana mund të realizojë kërkim nëse i kërkohet nga një komandë zanore.

Microsoft ka vendosur së fundi fokusin tek kërkimi i cili është integruar në Windows, Bing, Office dhe Edge. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ca përdorues të Windows 10-ës nuk ka për të pëlqyer veprimin e fundit të Microsoft

Lajmet e fundit>