Vëzhgim

Microsoft ndërpret prodhimin e Windows XP, por ja se ku mund ta gjeni nëse e kërkoni

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Microsoft ndërpret prodhimin e Windows XP, por ja se ku mund ta gjeni nëse e kërkoni

Windows XP vdiq… jetë të gjatë për Windows XP. Ndoshta keni ndëgjuar që, nga 30 Qershori nuk do të keni mundësi të blini sistemin operativ XP, apo të gjeni përkrahje teknike për të. Mirëpo, nuk është tamam kështu. Në fakt, do të mund ta blini XP-në akoma nga disa prodhues të PC-ve, së paku deri më 31 Janar 2009, apo edhe përtej kësaj date. Për më tepër, disa desktopë dhe laptopë me çmime të ulëta do të shiten me XP deri në Qershor të vitit 2010. Sa i përket përkrahjes teknike XP-ja e ka ende jetën e gjatë zyrtarisht. Microsoft do të ofrojë së paku disa forma përkrahjeje deri në vitin 2014. Për të mos ju lodhur kemi vendosur t’ju tregojmë të gjitha opsionet e blerjes dhe përkrahjes për Windows XP përtej datës të ndalimit nga Microsoft.

 

Sigurisht që XP nuk ka vdekur
Deklarata publike e Microsoft është “Windows XP nuk do të ofrohet më për shitje nga Microsoft për shitësit dhe partnerët e OEM, nga 30 qershori 2008.” Por shitësit dhe prodhuesit e PC-ve mund të shesin kopjet e rezervuara të Sistemit Operativ, që i kanë blerë para 30 qershorit. E njëjta gjë vlen edhe për prodhuesit e PC-ve. Madje edhe një vrimë më e madhe, diçka e quajtur e drejta për downgrade, do t’u mundësojë njerëzve që t’a kenë XP-në, në PC-të e tyre të reja, madje edhe kur licensat e prodhesve te kompjuterëve për Windows XP të mos gjenden më. Një OEM si Dell, mund të shesë një PC që starton me Vista Business apo Vista Ultimate dhe pastaj ta ulë sistemin operativ në Windows XP Professional, para se t’ua shesë makinën. Blerësi do të marrë disqet për Vista, XP edhe driverët për të dy sistemet operative. Në këtë mënyrë, nëse vendos-ni të mbani Vista, mund të përdorni diskun e instalimit dhe
driverët për të bërë një upgrade të sistemit operativ. Kjo mund të bëhet vetëm me PC-të e Vista, për të cilat OEM ka vendosur të ofrojë të drejtën për downgrade. Një zëdhënës i Dell thotë se kompania do të ofrojë opsione për PC-të e lojërave të XP-së (XPS M1730 laptop, XPS 630 gaming desktop, dhe XPS 730 gaming desktop), PC-të për bizneset e vogla, dhe PC-të për klientët e ndërmarrjeve. Por kjo nuk do të zgjasë përgjithnjë, por vetëm deri më 31 Janar 2009. Një zëdhënës i HP-së, thotë se kjo kompani gjithashtu ofron opsionin e downgrade për desktopët, laptopët dhe workstations, dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, së paku deri më 31 Korrik, 2009. Sikurse me PC-të e Dell, kur dikush do të blerë një sistem, do ta ketë të instaluar versionin XP Pro dhe kompjuteri do të vijë gjithashtu me disqet për XP dhe Vista. 31 Janari i vitit të ardhshëm është data e fundit e mundësisë për të blerë kompjuterin me XP nga një “ndërtues sistemi” (një kompani që ndërton PC pa markë, nga komponentë të ndryshëm dhe që ble soft ware të Microsoft nga distributorët dhe jo nga vetë Microsoft ). Nëse blini një PC me çmim të ulët, të cilin Microsoft e përshkruan si laptop me “aft ësi të kufi zuara” i dizenjuar për blerës të nivelit të mesëm, apo për njerëz që kërkojnë sisteme dytësore jo të shtrenjta, do jeni më të sigurt. Laptopët e tillë, duke e përfshirë Asus Eee PC, do të shiten me XP deri në qershor të vitit 2010. Për t’u kualifi kuar duhet të kenë ekran të vogël dhe CPU me konsum të vogël energjie. Data e njëjtë aplikohet për të gjithë kompjuterët desktop të çmimeve të ulëta, të quajtur nettops që nuk kanë procesorë të mëdhenj, madhësi të madhe të RAM, apo procesorë grafi kë të ndarë. Acer, Asus, dhe Dell janë ndër shitësit e pritur që do të ofrojnë sisteme me XP.

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Përkrahja pas afatit
Pas 30 Qershorit, për të marrë përkrahje për XP do të jetë më lehtë sesa të përpiqeni për ta blerë atë. Si fillim do të keni qasje në atë që Microsoft e quan “mainstream support”, për XP, deri më 14 Prill 2009. Përkrahja mbizotëruese “mainstream support”, përfshin ndreqjen e defekteve dhe arrnimin e sigurimit, kështu që ende do të merrni freskime ose updates për sistemin operativ. Mund të paguani Microsoft për ndihmë, sikurse edhe vetë kompania do të plotësojë të gjitha kërkesat e garancisë deri atëherë. Pas kësaj date, deri më 8 Prill 2014, Microsoft do të ofroj të ashtuquajturën përkrahje e zgjeruar për XP. Kompania do të vazhdojë të nxjerrë në qarkullim arrnime të sigurisë, mirëpo nuk do të verë në qarkullim ndreqjen e defekteve të ndryshe të quajtura edhe “bug fi xes” dhe askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Përkrahja e paguar do të vazhdojë të jetë në dispozicion, mirëpo ankesat e garancisë nuk do të merren parasysh. Microsoft thotë se klientët e XP-së, do të duhet që të merren vetë me ankesa të tilla, madje edhe nëse ato kanë lidhje me programin, që në këtë rast është përgjegjës vetë prodhuesi i PC-ve. Për shembull, Dell do të ofroj përkrahje për XP-në, në sistemet që ka instaluar vetë ndoshta përmes opsionit downgrade. Por, nëse keni blerë PC me Vista dhe më vonë e keni instaluar XP-në, Dell nuk do të ofrojë më përkrahje.

Ku të gjeni më shumë detaje
Nëse kërkoni më shumë informacion në lidhje me mbështetjen për Windows XP, kontrolloni faqet e Microsoft Windows Life-Cycly Policy (find.pcworld.com/608775) dhe faqen e Microsoft Support Lifecycle Blog (find.pcworld.com/60876).

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>