Harduer

Microsoft ndërton qendër të të dhënave në Finlandë me vlerë prej 250 milionë $

Publikuar , 06 Shtator 2013
0
Microsoft ndërton qendër të të dhënave në Finlandë me vlerë prej 250 milionë $

Microsoft-i lajmëroi lajmin e madh gjatë të martës. Jo vetëm që është duke blerë prodhuesin finlandez të pajisjeve Nokia dhe divizionin e saj të shërbimeve, por si pjesë e marrëveshjes është edhe ndërtimi i një qendre të madhe globale të të dhënave në Finlandë.

Sipas Microsoft-it, ndërmarrja është duke investuar më tepër se 250 milionë dollarë në kapitalin dhe operacionet e qendrës së të dhënave, që është synuar t’iu shërbejë konsumatorëve evropianë.

Microsoft-i ka një qendër tjetër evropiane të të dhënave në Irlandë dhe, sipas Data Center Knowledge, është duke u zgjeruar në rajone të tjera përreth botës si Australi dhe Azi Juglindore.

Së bashku me blerjen e njësisë së pajisjes së Nokia-s për 7.2 miliardë dollarë, Microsoft-i tha po ashtu gjatë të martës se CEO i ndërmarrjes Nokia, Stephen Elop, mund të shihet si pasardhës i mundshëm për shef ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Steve Ballmer.

Ballmer së fundi lajmëroi që ai brenda 12 muajve do të largohej. Përpara se t’i bashkohet Nokia-s, Elop udhëhoqi për vite divizionin e Microsoft Office.

Microsoft nuk është ndërmarrja e vetme amerikane e teknologjisë që ndërton një qendër të të dhënave në regjionin skandinav. Google tashmë ka një qendër në Finlandë dhe Facebook ka një objekt madhor në Suedi. (PCWorld Albanian)

Qender e te dhenav

LEXO EDHE:  Microsoft Albania, SwissContact dhe ICTSlab mbyllin suksesshëm “Hour of Code”

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>