Lajmet

Microsoft ndryshon emrin e aplikacionit Nokia Refocus në Lumia Refocus

Publikuar , 15 Tetor 2014
0
Microsoft ndryshon emrin e aplikacionit Nokia Refocus në Lumia Refocus

gsmarena_001Aplikacioni Nokia Refocus për telefonët inteligjent Windows Phone është përditësuar me një emër të ri. Nokia Refocus tashmë njihet me emrin Lumia Refocus, një nga ndryshimet e shumta që ka bërë Microsoft së fundmi me heqjen e emërtimit Nokia.

Krahas kësaj aplikacioni nuk ka ndryshuar aspak në ndonjë aspekt tjetër. Lumia Refocus ju lejon që të bëni foto dhe të zgjidhni më pas objektin që doni të fokusoni më shumë. Ju mund të zgjidhni efekte të tilla si “all in focus” dhe “ color pop”, pas efekteve ju mund të shpërndani fotot. Për fat të keq ky aplikacion funksionon vetëm në pajisjet inteligjente Lumia, duke lënë jashtë përdorimit telefonët me markë HTC, Huawei dhe ZTE. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shkarkoni përditësimin e Majit 2019 të Windows 10-ës një muaj përpara lançimit

Lajmet e fundit>