Lajmet

Microsoft ndryshon emrin e SkyDrive në OneDrive

Publikuar , 28 Janar 2014
0
Microsoft ndryshon emrin e SkyDrive në OneDrive

onedrive-100227427-largeThuajini lamtumirë SkyDrive-it. Shërbimi në cloud i Microsoft-it do të ndryshojë emrin në OneDrive për shkak se kompania humbi një çështje lidhur me të drejtën e markës me BskyB në korrik të vitit të kaluar.

Më në fund, ata kanë pranuar të ndryshojnë plotësisht emrin e shërbimit gjatë javëve në vijim. Microsoft nuk ka dhënë ende një datë zyrtare të lançimit, duke thënë thjesht se OneDrive do të vijë së shpejti. Kalimi do të kryhet automatikisht tek përdoruesit aktualë të SkyDrive dhe SkyDrive Pro (si dhe për të dhënat e tyre) teksa shërbimi i ri të bëhet i disponueshëm.

Por, mesa duket, Microsoft nuk do të ndryshojë thjesht emrin. “Përgatituni për një vend edhe më të mirë për të ruajtur dhe shpërndarë skedarët tuaj të preferuar tek pajisjet që përdorni,” shkruhet në faqen zyrtare të OneDrive.

Megjithatë, mos u entuziazmoni para kohe. Microsoft njihet për rilançimet e produkteve me veçori “të reja” që në fakt nuk janë aspak të tilla (si për shembull, Live Search kur u bë Bing). Kështu që do të na duhet të presim për të parë se çfarë do të sjellë vërtet ndryshe OneDrive. Nëse do të ketë karakteristika të reja, ato mund të lidhen me shpërndarjen e fotove dhe videove – dy tipe skedarësh që janë përmendur fillimisht në videon promocionale të OneDrive.

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=e4NsPPUDjyU

Koncepti i emrit të ri të shërbimit ka po atë kuptim që marrim nga përkthimi i fjalëve: Një vend të vetëm për të ruajtur gjithçka që keni. “Një vend për gjithë fotot dhe videot tuaja. Një vend për gjithë dokumentet,” shkruhet në postimin në blog.

LEXO EDHE:  Twitter teston versionin e tij të historive të Snapchat

“Një vend të vetëm i cili ndërlidh të gjitha pajisjet që përdorni me njëra-tjetrën.” Ndryshimi i emrit është i dyti me përmasa kaq të mëdha që prej kohës kur ndërfaqja Metro e Windows 8 u përball me çështjen e të drejtës së emrit. Në atë kohë, kompania gjermane Metro AG u ankua lidhur me emrin. (PCWorld Albanian)