Lajmet

Microsoft ndryshon logon pas 25 viteve

Publikuar , 24 Gusht 2012
0
Microsoft ndryshon logon pas 25 viteve

Microsoft prezantoi dje logon e re, me të cilën paralajmëron serinë e re të prodhimeve.

Kjo është hera e parë që prodhuesi më i madh i softuerit ndryshon logon që prej vitit 1987, kur interneti praktikisht nuk ekzistonte dhe celularët konsideroheshin një luks.

Ekspertët thonë se Microsoft, më këtë ndryshim, dërgoi sinjal se është i përgatitur në njëmënyrë të re të të menduarit dhe se do të ofrojë një linjë prodhimesh për njerëzit të cilët e përdorin internetin ndryshe nga si ishte përdorur para 10 viteve.

Sistemi i ri operativ Windows 8 do të paraqitet në treg me 26 tetor, në versionin për tabletë, por edhe për kompjuterët tradicionalë.

Kompania Microsoft do të lançojë gjithashtu edhe tabletin e vet të bazuar në sistemin operativ Windows 8, me të cilin do të konkurrojë iPad-in e Apple. Po ashtu do të jetë edhe sistemi operativ Windows 8 për smartfonë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ubuntu anulon vendimin për ndalimin e mbështetjes së aplikacioneve 32-bit

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>