Lajmet

Microsoft ndryshon mendje për OneNote

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Nëntor 2019
0
Gjiganti i teknologjisë më përpara ka thënë se nuk do të përditësonte më atë aplikacion dhe do të fokusohej në një aplikacion më vete të OneNote për Windows 10. Microsoft ndryshon mendje për OneNote

Pak ditë më parë Microsoft ringjalli aplikacionin OneNote 2016 në desktop me një përditësimi i cili solli opsione të reja si “Dark Mode”.

Gjiganti i teknologjisë më përpara ka thënë se nuk do të përditësonte më atë aplikacion dhe do të fokusohej në një aplikacion më vete të OneNote për Windows 10.

Por kompania tashmë ka ndryshuar mendje dhe tha se do të shkrinte kodin modern me atë të OneNote 2016. Kjo do të thotë se aplikacioni desktop do të marrë më shumë funksione krahas “Dark Mode”.

Sipas The Verge funksione që po vinë përfshijnë @mentions për OneNote në Microsoft Teams, integrim të kërkimit për të gjetur më me lehtësi tekst brenda shënimeve, integrim të aplikacioneve Tasks dhe To Do së bashku me disa funksione aksesibiliteti.

Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë me aplikacionin OneNote për Windows 10 në një kohë kur kompani po ndryshon fokusin drejt versionit të 2016.

Instalimet e reja të Office 365 në desktop do të përfshijnë edhe OneNote 2016. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Për herë të parë që prej 2012 iPhone përfaqëson vetëm gjysmën e biznesit të Apple

Lajmet e fundit>