Lajmet

Microsoft ndryshon mënyrën sesi përditëson Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2020
0
Windows Feature Experience Pack është mënyra e re sesi Microsoft do të dërgojë dhe testojë funksione të reja. Microsoft ndryshon mënyrën sesi përditëson Windows 10

Microsoft do të bëjë disa ndryshime në mënyrën sesi dërgon përditësime në Windows 10 me prezantimin e paketave Windows Feature Experience.

Përdoruesit do të marrin ende përditësime madhor çdo 6 muaj, por këto përditësime do të përmirësojnë funksione specifike jashtë këtyre afateve.

Windows Feature Experience Pack është mënyra e re sesi Microsoft do të dërgojë dhe testojë funksione të reja. Por çfarë përditësimesh sjell përditësimi i parë Windows Feature Experience Pack:

  • Prezantimin e një vegle prerëse për Windows 10 ku mund të krijoni dhe modifikoni screenshot përpara se ti ruani në një folder në desktop.
  • Tastiera virtuale në një pajisje 2n1 do të ndahet në dy ku secili segment qëndron në anën e majtë dhe të djathtë të ekranit respektivisht.

Aktualisht Windows Feature Experience Pack 120.2212.1070.0 është i disponueshëm në kanalin beta të Windows 10-ës. Ky kanal përmban disa prej opsioneve që pritet të debutojnë në versionet stabile të Windows 10-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG prezanton zyrtarisht smartfonin e shumëpërfolur