Lajmet

Microsoft nuk do të ofrojë më licenca dhe shkarkime të Windows 10

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Janar 2023
Microsoft përditësoi faqet e produktit të Windows 10-ës me një shënim për të treguar se 31 Janari do të jetë afati i fundit i shitjeve të sistemit operativ, por nuk është e qartë sesi kompania do të trajtojë listimet në distributorë si Amazon. Microsoft nuk do të ofrojë më licenca dhe shkarkime të Windows 10

Microsoft do të heqë shkarkimet e Windows 10 Home dhe Pro nga fundi i këtij muaji. Shkarkimet të cilat përmbajnë një licencë Windows 10-ës, e nevojshme për aktivizimin e shkarkimit, po hiqen pas 2 vitesh nga momenti kur Microsoft tha se do të hiqte zyrtarisht mbështetjen për Windows 10-ën më 14 Tetor 2025.

Microsoft përditësoi faqet e produktit të Windows 10-ës me një shënim për të treguar se 31 Janari do të jetë afati i fundit i shitjeve të sistemit operativ, por nuk është e qartë sesi kompania do të trajtojë listimet në distributorë si Amazon.

Ndërsa Microsoft po ndërpret shitjet e Windows 10-ës tek konsumatorët, ekzistojnë mundësitë që licencat Windows 10 e madje edhe laptopë e kompjuterë me sistemin operativ të instaluar të jetë të disponueshme nga palë të treta përpara se Microsoft të ndalojë përgjithnjë mbështetjen e sistemit operativ.

Microsoft lançoi Windows 10-ën në Korrik të 2015-ës duke u përqendruar tek përditësimet e shpejta. Sistemi operativ pasoi Windows 8 e cila u kritikua ashpër të heqjen e menusë Start dhe përvetësimin e ndërfaqes me prekje.

Windows 10-ta ishte versioni i parë i Windows që do të ofrohej si shërbime me përditësime të vazhdueshme dhe në një farë pike vetë Microsoft kishte thënë se do të ishte “versioni i fundit,” Windows. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft Teams ka një problem serioz sigurie që kompania nuk ka në plan ta adresojë