Lajmet

Microsoft Office do të lëshohet më 29 janar

Publikuar , 29 Janar 2013
0
Microsoft Office do të lëshohet më 29 janar

Sipas Mary Jo Fole të ZDNet, versioni i ardhshëm i softuerit Office do të jetë në dispozicion gjatë ditës së martë, më 29 janar.

Microsoft-i nuk ka lajmëruar ndonjë datë zyrtare për lëshim, por ndërmarrja tashmë ka filluar që të “ngacmojë” lëshimin e Office 365, një version me abonim, për 29 janar. Gjithashtu, një postim në llogarinë në Twitter të Microsoft Office tregon për një ngjarje lëshimi më 29 janar në qytetin e Nju Jorkut.

Office 2013 ka një pamje të re, në linjë me estetikën e “stilit Modern” të Windows 8. Ndonëse softueri ende funksionon për desktop, Microsoft-i ka përfshirë një “Formë të Ndjeshme” që e bën më të lehtë për t’u përdorur në tabletët e Windows 8.

Microsoft Office 2013 do të kushtojë 140 dollarë për Edicionin Home & Student me Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote. Një përmirësim në Office 2013 përfshin një “Formë Leximi” në Word për shikim të dokumenteve pa pengesa, editim të brenda-ndërtuar të PDF-ve, vegla për analizim shtesë në Excel dhe një integrim më të fuqishëm me shërbimet në ueb si SkyDrive dhe Facebook.

Microsoft-i është duke e bërë një ndërrim të madh këtë vit duke e paketuar softuerin e Office brenda një shërbimi abonimi që e ndërlidh me veglat online të kompanisë. Kjo pako cloud-dhe-desktop, e quajtur Office 365, ofron versione të përditësuara të Office për deri në pesë pajisje.

Një abonim në Home Premium kushton 100 dollarë për vit dhe përfshin 20 GB ngarkesë në SkyDrive dhe 60 minuta mundësi për thirrje në muaj me Skype. Për të gjithë përdoruesit, Microsoft-i ofron gjithashtu Office Web Apps, së bashku me edicionet e Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook që punojnë në një shfletues.

LEXO EDHE:  Shmangia nga fiskalizimi, rrit ekonominë joformale

Aplikacionet madhore për desktop të Office 2013 kanë qenë në dispozicion për konsumatorë për t’u testuar për shtatë muajt e kaluar.

Për të parë më tepër se çfarë ka të re në platformën për produktivitet të ndërmarrjes Microsoft, klikoni këtu për të parë analizën e Office 2013. (PC World Albanian)

Office

Lajmet e fundit>