Lajmet

Microsoft Office sjell Aplikacionet për Android dhe iOS në 2013

Publikuar , 11 Tetor 2012
0
Microsoft Office sjell Aplikacionet për Android dhe iOS në 2013

Dëshironi që të hyni në Microsoft Office me Androidi-n ose me pajisje iOS? Pritja pothuajse mbaroi: Microsoft-i thuhet se po planifikon të lëshojë versionet e aplikacionit për Office 2013 vitin e ardhshëm.

Sipas faqes Çeke IHNED dhe një njoftimi për shtyp të marra nga The Verge, menaxheri i Aplikacioneve tek Microsoft-i Petr Bobek ka konfirmuar se aplikacioni për iOS dhe Android do të jetë gati rreth marsit të vitit 2013.

Platformat e tjera që do të marrin Office 2013 përfshijnë Windows Phone, Windows RT, Mac OSX dhe Symbian.

Office 2013 fillimisht do të jetë në dispozicion për bizneset

Ky veprim do tu japë përdoruesve celularë, qasje në Word, Excel dhe PowerPoint nëpërmjet smartfonëve dhe pajisjeve tabletë, dhe kjo mund të hapë një rrugë të re për mënyrën se si konsumatorët përdorin celularët për të bërë punën më shpejtë.

Office 2013 do të vijë më parë për bizneset në dhjetor, kurse për konsumatorët në shkurt 2013. “Office 365 services dhe produkte të tjera të Office për mobil (telefonë dhe tableta), do të lirohen nga muaji mars 2013”,- u tha në konferencën për shtyp.

A mendoni se duke bërë aplikacionet Microsoft Office për pajisje mobile do të rrisë gjasat që shfrytëzuesit do të bëjnë më shumë punë në pajisjet e lëvizshme? Le ta dimë mendimin tuaj në komentet më poshtë.

LEXO EDHE:  Përgjatë 2018-ës ka pasur 113 miliardë shkarkime aplikacionesh dhe lojërash

Lajmet e fundit>