Lajmet

Microsoft ofron “depo” të të dhënave jashtë SHBA-së si reagim ndaj NSA-së

Publikuar , 23 Janar 2014
0
Microsoft ofron “depo” të të dhënave jashtë SHBA-së si reagim ndaj NSA-së

2013-10-24_02-54-34-1_large_verge_medium_landscapeMicrosoft-i ka lajmëruar se pas shqetësimeve për qasjen në të dhëna nga NSA-ja, iu ka ofruar konsumatorëve në shtetet e huaja opsionin e ruajtjes së të dhënave të tyre jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një raporti nga Financial Times, kompania vendosi të lëshojë programin pasi kuptoi që NSA-ja ishte duke përdorur rrjetet e tyre për të mbikëqyrur qytetarët e Brazilit dhe Bashkimit Evropian.

Deri tani, Microsoft-i është kompania e vetme madhore që ofron ngarkesë të të dhënave jashtë SHBA-së, megjithëse është shfaqur dëshmia që agjencia kishte thyer edhe rrjetet private të kompanive si Google dhe Yahoo.

Derisa nuk ka ndonjë siguri që NSA-ja nuk do të jetë në gjendje të arrijë dhe aksesojë serverët jashtë kufijve të SHBA-së, lëvizja do të ofronte një shtresë shtesë të mbrojtjes, teksa zbatuesit lokalë të ligjit mund t’i përgjigjen më ashpër agjentëve të një shteti të huaj.

Nëse përdoruesit që janë të vetëdijshëm për privatësinë duan të largohen nga pjesët amerikane të uebit, kjo ofertë e fundit siguron që ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë pa u larguar nga kompanitë amerikane si Microsoft. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 30 Qershor hyn në fuqi shfletimi i vërtetë privat i Chrome