Microsoft do të ofrojë Javascript-in Chakra si një projekt me burim të hapur në GitHub muajin e ardhshëm.
Kodi, i quajtur ChakraCore, do të përmbajë disa komponentë kyç të motorit Chakra i përdorur edhe në shfletuesin Microsft Edge. Por ky javascript është aplikuar edhe në shumë aplikacione në Xbox, Windows Phone dhe Windows.
Për nga aspekti i performancës Microsoft pretendon se Chakra është shumë më i shpejtë sesa motorët e konkurrentëve si Google Chrome dhe Mozilla Firefox. Madje edhe më i shpejtë sesa Internet Explorer 11.
ChakraCore do të jetë i disponueshëm në Windows në Janar ndërsa planet janë për ofrimin e saj edhe në platforma të tjera. Sigurisht që Microsoft do të përfshijë edhe një udhëzues.
“Komuniteti është zemra e çdo projekti me burim të hapur. Prandaj ne kemi vendosur të shohim përpara ku ky komunitet do të ndihmojë në inspektimin dhe ndërtimin e kodit duke kontribuar në çdo gjë që nga funksionalitetet e reja tek rregullimet e gabimeve,” u shpreh Microsoft në një postim në blog. (PCWorld Albanian)