Siguri

Microsoft ofron softuer falas të Symantec si ofertë të limituar

Publikuar , 18 Nëntor 2010
0
Microsoft ofron softuer falas të Symantec si ofertë të limituar

Në tetor, Microsoft filloi t’ju ofroi bizneseve të vogla kopje falas të Microsoft Security Essentials për 10 kompjuterë. Kompania gjithashtu ka filluar të ofroi softuerin si shkarkim falas edhe nga Windows Update.

Panda Security dhe Trend Micro janë disa prej kompanive që u ankuan rreth ofertës së softuerit falas nga Microsoft, ku Trend Micro ka shprehur se gjiganti i programeve kompjuterike do të mund të bëj shkelje  të ligjeve të konkurrencës në shpërndarjen e softuerit me anë të Windows Update.

Panda shprehu se Microsoft po ofron softuer të antivirus falas për kompani të ndryshme si një mënyrë për të parandaluar monokulturën e sigurisë së softuerit që mund të shkaktoj përhapjen e viruseve të bëhet më i lehtë dhe më i shpejtë.

Duket se Microsoft është duke e marrë këtë sugjerim, edhe pse jo si partneritet me Panda, por vetëm si një shitës me pakicë.

Nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor, ato biznese që blejnë një kopje të re të Windows 7 Professional nga PC Mall do të marrin gjithashtu një kopje të Symantec EndPoint Protection Small Business Edition falas. Oferta është mjaft e mirë për deri në 50 kompjuterë.

Në shtator, Microsoft tha se Security Essentials është shkarkuar më shumë se 31 milionë herë. Softueri falas, e shpërndarë nga Microsoft përbën një kërcënim konkurrues për zhvilluesit e tjerë të softuerëve antivirus./pcworld.al

LEXO EDHE:  Skandali i privatësisë së Venmo, pse nuk duhet ti lini transaksionet publike

Lajmet e fundit>