Pas evenimentit madhor të javës së kaluar ku Microsoft prezantoi Windows 10 S dhe laptopin Surface, kompania njoftoi një tjetër konferencë e cila do të mbahet në Shangai më 23 Maj.
Po ashtu javën e ardhshme mbahet konferenca vjetore e zhvilluesve Build 2017, një muaj intensiv jo vetëm për kompaninë por edhe gazetarët e teknologjisë.
Në një cicërimë të publikuar në rrjetin social Twitter shefi i Surface Panos Panay shuajti kuriozitetin si mëposhtë:
See you in Shanghai. May 23. #MicrosoftEvent #Surface https://t.co/aMgvkkqE52 pic.twitter.com/vzcK9MqIpf
— Panos Panay (@panos_panay) May 5, 2017
A do të thotë kjo se kompania do të prezantojë një Surface të ri? Surface Pro 5 pritet të jetë një përditësim i vogël i linjës aktuale, mbase vetëm me procesorët Kaby Lake, andaj lajmërimi i një konference vetëm për këtë qëllim nuk do të ishte aq me rëndësi.
Një tjetër opsion mund të jetë realiteti virtual. Në Dhjetor kompania tha se do të ofronte pajisjet e parë VR në gjysmën e parë të 2017-ës. /PCWorld Albanian