Vëzhgim

Microsoft paguan 7.5 milion dollarë për adresa IPv4

Publikuar , 26 Mars 2011
0
Microsoft paguan 7.5 milion dollarë për adresa IPv4

Microsoft pra siç edhe e kuptuat ka paguar 7.5 milion dollarë  për 666,624 adresa IPv4 të mbajtura nga prodhuesi Kanadez i harduerit për rrjete, Nortel. Në bazë të asaj që është bërë e ditur Microsoft do të jetë në gjendje që të përdorë rreth dy të tretat e adresave menjëherë, për shkak se Nortel në fakt është duke kompletuar dokumentet e falimentimit, ndërsa pjesa tjetër e tyre pritet të gjejë shfrytëzim shumë shkurtë pas kësaj periudhe.

Marrëveshja e pagesës prej 11.25$ për një adresë IPv4 i përafrohet kostos së një domeni mestar, por kjo ndoshta do të jetë zgjidhje e përkohshme për Microsoft pasi industria pritet të kalojë në adresat iPv6 gjatë muajve dhe viteve në vazhdim.

Muajin e kaluar ICANN bëri të ditur se pishina e madhe e adresave IPv4 është afër shterjes, dhe se kompanitë duhet të bëhen gati për të bërë kalimin në formatin e ri IPv6.  /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  OnePlus 6: Një rival i iPhone X por me gjysmën e çmimit

Lajmet e fundit>