Lajmet

Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Prill 2019
0
Një zhvillues i Microsoft konfirmoi se Paint do të qëndronte. Pavarësisht se është një suitë bazike mjetesh dixhitale për vizatim, Paint ka tërhequr goxha interes tek artistët që ku u lançua në versionin e parë në 1985. Microsoft Paint do të mbetet pjesë e Windows 10 Photo Source: TechRadar

Fansat e aplikacioni Microsoft Paint kanë një festë zyrtare ditën e sotme pasi gjigandi i Windows konfirmoi se aplikacioni do të mbetej pjesë e sistemit operativ Windows.

Në 2017-ën Microsoft tha se Paint do të largohej por ja arriti të mbijetojë. Konfuzioni u shtua ditët e fundit ndërsa përdoruesit ishin të paqartë nëse Paint do të mbetej pjesë e përditësimit të ardhshëm të Windows 10-ës në Maj.

Një zhvillues i Microsoft konfirmoi se Paint do të qëndronte. Pavarësisht se është një suitë bazike mjetesh dixhitale për vizatim, Paint ka tërhequr goxha interes tek artistët që ku u lançua në versionin e parë në 1985.

Në një të ardhme ekziston mundësia që Microsoft ta shkëpusë nga Windows 10 dhe ta ofrojë si aplikacion që mund të shkarkohet më vete.

Pjesa më e madhe e funksioneve të Paint ishin integruar në aplikacionin modern Paint 3D. Nuk dihet nëse Microsoft do të vijojë të jetë i përkushtuar ndaj Paint 3D apo pse dy aplikacione duhet të jenë të disponueshme në Windows 10-ën në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Cilët janë uebsajtet më të vizituara në gjithë botën?

Lajmet e fundit>