Biznes

Microsoft paralajmëron: largoni tani Windows XP

Publikuar , 19 Gusht 2013
0
Microsoft paralajmëron: largoni tani Windows XP

stopmalware_1160-100043315-largeMicrosoft-i ka rikujtuar dhe iu ka kërkuar përdoruesve të largojnë sistemin e tyre operativ Windows XP përpara se të përfundojë afati i vendosur nga Microsoft për suport të tij. Ndërkohë që tani Microsoft-i i paralajmëron përdoruesit se ata mund të jenë subjekt i sulmeve të panjohura për gjatë gjithë jetës së tyre në rast se ata nuk kalojnë drejt versioneve më të mira. Pas 8 prillit 2014, Microsoft-i do të suportojë jo plotësisht Windows XP.

Kjo do të thotë se Microsoft nuk do të përditësojë probleme apo mangësi apo arnime të këtij sistemi operativ. Ja çfarë shkruan Tim Rains, drejtor i Trusworthy Compunting për Microsoft, në lidhje me sigurinë: “Që në momentin që Microsoft ndërton arnime apo përmirësime për një sistem operativ, atëherë sulmuesit do të ndërmarrin veprime që të gjejnë dobësitë e përmirësimeve, dhe të mund ti testojnë apo më pas të përfitojnë nga këto dobësi”.

“Në rast se Microsoft nuk nxjerr përmirësime të sistemit apo arnime të dobësive atëherë këto sulme infektuese do të jenë gjatë gjithë jetës së përdorimit të sistemit.”

Midis periudhave korrik 2012 dhe korrik 2013 Windows XP u sulmua në rreth 45 elemente të sigurisë së Microsoft, madje duke prekur edhe Windows 7 edhe 8, shkruan Rains. Disa përdorues i preferojnë kaq shumë lëvizjet e Windows XP dhe mënyrën se si ai operon, sa nuk duan të migrojnë drejt sistemeve të tjera, sidomos në Windows 8.

LEXO EDHE:  Trump do të darkojë me shefin ekzekutiv të Apple Tim Cook

Lajmet e fundit>