Softuer

Microsoft paraqet Silverlight 3 me akselerim GPU

Publikuar , 12 Korrik 2009
0
Microsoft paraqet Silverlight 3 me akselerim GPU

Si një rival direkt i Adobe Flash, versioni më i ri i Silverlight përkrah Internet Explorer 6/7/8 dhe Firefox 2/3 në Windows, dhe Safari ¾ në platformën Mac (Përoduresit e Chrome dhe Opera janë lënë anash).

Silverlight 3 përmban një numër të veçorive dhe API-ve të reja, ku një veçori që ia vlen të përmendet është përkrahja për akselerim harduerik GPU. Gjithashtu përfshin edhe përkrahje për kodeks të ri (H.264, AAC, MPEG-4), regjistrim të avancuar për analitik medial, lidhje të thellë, kualitet të përmirësuar tekstual, përkrahje për multi-touch dhe shumë gjëra të tjera.

Sipas Microsoft, “Silverlight 3 gjithashtu paraqet një gjeneratë të re të video eksperiencave të kualitetit të lartë dhe të definicionit të lartë me modus full-screen për HD të vërtetë, dhe lëshim të videove on-demand pa pengesa” . Përveç kësaj, teknologjia Smoth Streaming e Silverlight mundëson që përdoruesit të lëshojnë përmbajtje HD në çfarëdo pike të kohës.

Smooth Streaming Demo
Shkarko Silverlight 3

LEXO EDHE:  Në 2018-ën ishin 21.5 mijë faqe me domain .al

Lajmet e fundit>