Lajmet

Microsoft paraqet Skype TX të përgatitur për industrinë e transmetuesve

Publikuar , 08 Prill 2014
0
Microsoft paraqet Skype TX të përgatitur për industrinë e transmetuesve

skypelogo_640.0_standard_640.0Skype ka qenë një mjet shumë e rëndësishme në prodhimin e skedarëve dixhitalë të përgatitur për shkarkim (ang. podcast) dhe lajmeve për vite me radhë.

Gjatë ditës së hënë, Microsoft-i ka lajmëruar për një version të ri të shkallës profesionale të aplikacionit të përgatitur enkas për industrinë mediatike. Quhet Skype TX dhe është synuar që të përdoret në ambientet e studiove; ju nuk do të jeni duke e përdorur këtë për ta incizuar një podcast në dhomën tuaj të gjumit.

Skype TX është përshkruar si një “kombinim harduer dhe softuer i lehtë për t’u përdorur që mundëson që video thirrjet me Skype çdo kund në botë të jenë të integruara lehtësisht në çfarëdo produksioni.” Ky version përshtatet mirë me standardet e industrisë duke ofruar thirrje në formatet HD-SDI.

Skype TX ofron po ashtu një përvojë që është e lirë nga njoftimet, tingujt dhe çfarëdo dritare tjetër që shfaqet që mund të shkaktojë ndërprerje sikur në Skype-in e vjetër. Microsoft-i planifikon që të ketë ekspertë në dispozicion për të ju këshilluar ose ndihmuar nëse keni nevojë, që është tjetër shenjë që Skype TX nuk do të jetë i lirë.

Fatkeqësisht, nuk e dimë ende se sa do të kushtojë, pasi Microsoft-i nuk e ka treguar çmimin. Por kompania ka postuar një uebfaqe të re që ngacmon se si Skype TX mund të ndihmojë producentët që të çojnë transmetimet e tyre në një nivel tjetër. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft braktis Edge, do të kalojë në Chrome

Lajmet e fundit>