Lajmet

Microsoft përditëson aplikacionin Outlook.com për përdoruesit e Android

Publikuar , 12 Tetor 2013
0
Microsoft përditëson aplikacionin Outlook.com për përdoruesit e Android

Microsoft ka përditësuar aplikacionin Outlook.com për përdoruesit e Android. Në përditësim përfshihen: kërkimi i kryer nga serveri, përmirësimi i ruajtjes së postës elektronike offline, ngjyrat, e-mailet gjatë largimit me pushime si dhe adresat alternative (aliases). Outlook.com, një projekt shumë i rëndësishëm për Microsoft-in, disponon plot 400 milion përdorues.

Pasardhësi i Hotmail-it, Outlook.com përbën vizionin e Microsoft-it për postën elektronike në gjithë platformat mobile. Sipas kompanisë, 68% e përdoruesve të Outlook.com lexojnë postën elektronike nga pajisjet e tyre mobile prandaj përmirësimi i aplikacionit është shumë i rëndësishëm.

Në rast se jeni përdorues i Outlook.com dhe i Android atëherë ky përditësim do t’ju pëlqejë. Tashmë është e mundur që të sinkronizoni të gjithë postën elektronike në pajisjen tuaj mobile, sigurisht këtë gjë mund ta bëni nëse nuk përbën problem kapaciteti i memories. Në qoftë se duhet të kërkoni një mesazh të caktuar, por nuk doni të shkarkoni të gjithë e-mailet, Microsoft-i ka shtuar opsionin e kërkimit në server. Aplikacioni i përditësuar ofron suport për adresat alternative (aliases) si dhe për e-mailet gjatë largimit me pushime (vacation replies).

Përsa i përket anës vizuale mund të përmendim faktin që Microsoft-i ka shtuar një set të ri ngjyrash. Duke marrë parasysh gjithë këto funksionalitete mund të themi se Android do të ofrojë për përdoruesit një eksperiencë plotësisht funksionale, madje është e vështirë të imagjinosh se si ka qenë ky aplikacion para aplikimit të përditësimeve.

Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar mbi këtë link.

Në qoftë se mendoni se shtimi i ngjyrave nuk përbën ndonjë përditësim shumë të rëndësishëm atëherë jeni në kundërshtim me kompanitë si Microsoft apo Yahoo, duke marrë parasysh që dhe kjo e fundit sapo ka shtuar nuanca të reja ngjyrash në postën elektronike. Si përfundim mund të themi se të tre gjigandët e postës elektronike vazhdojnë të ofrojnë përditësime të ngjashme. Kur do të vijë moementi i inovacionit edhe në këtë drejtim?! (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një entitet misterioz kontrollon 5% të Bitcoin në qarkullim të ndara në 106 portofole

Outlok.com microsoft

Lajmet e fundit>