Lajmet

Microsoft: Përdoruesit e Internet Explorer të mbrohen nga sulmet

Publikuar , 19 Shtator 2012
0
Microsoft: Përdoruesit e Internet Explorer të mbrohen nga sulmet

Ditën e hënë, Microsoft iu kërkoi përdoruesve të Internet Explorer 9 dhe të versioneve më të hershme që të marrin një vegël që do të mund t’i ndihmonte për mbrojtjen kundër një vargu sulmesh që po godasin sistemin e vet.

Gjatë ditës së hënë ishte zbuluar nga forumi i sigurisë, Rapid 7, që Internet Explorer ishte goditur me një shfrytëzim zero-ditor, që përdor vrimën e sigurisë brenda uebfaqeve që të bëj sulmin. Kjo nënkupton që çdokush që e përdor IE-në për të vizituar një uebfaqe që ka lidhje keqdashëse do të mund të hynte në kompjuterin e përdoruesit.

Shfrytëzimi thuhet se prek sistemet Windows XP, Vista dhe 7.

“Ne kemi marrë raporte për vetëm një numri të vogël të sulmeve të shënjestruara dhe jemi duke punuar për të zhvilluar një përditësim të sigurisë për të adresuar këtë çështje,”- njoftoj Microsoft në një blog të vetin.

Ndërmarrja tha që konsumatorët që përdorin IE-në janë të mbrojtur kur përdoren tejkalime dhe lehtësime, si vendosja e Veglës për Përvojë me Lehtësim të Rritur (EMET). Kjo vegël synon që të ketë një mbrojtje kundër këtij problemi dhe nuk duhet në përdorimin e uebfaqeve.

Microsoft tha që përdoruesit duhet po ashtu të vendosin opsionet e tyre për zonën e sigurisë në internet dhe intranet në “masën më të madhe” për të bllokuar ActiveX Controls dhe Active Scripting.

“Kjo do të ndihmojë në parandalimin e shfrytëzimin, por mund të ndikojë në përdorim; kështu që, faqet e besuara duhet të shtohen në zonën e faqeve të besuara të Internet Explorer për të ulur përçarjen,”- tha ndërmarrja.

Ajo po ashtu i njoftoj përdoruesit që ende është duke u marrë me problemin dhe do t’i mbajë të përditësuar sapo të paraqitet ndonjë informacion i ri.

LEXO EDHE:  Shfletuesi etiketon sajtet që shpërndajnë lajme të rreme

“Ne jemi duke e vëzhguar nga afër peizazhin e kërcënimit dhe nëse gjendja ndërron, ne do të postojmë përditësime në blogun MSRC dhe në Twitter në @MSFTSecResponse,” – njoftoj ndërmarrja. “Ne po ashtu i përkrahim njerëzit që të kenë kujdes gjatë vizitimit të uebfaqeve dhe t’i mënjanohen klikimit të lidhjeve të dyshimta, ose gjatë hapjes së porosive me e-mail nga dërgues jofamiljarë.” (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>