Harduer

Microsoft përgatit pesë milion njësi Natal

Publikuar , 11 Nëntor 2009
0
Microsoft përgatit pesë milion njësi Natal

Burimet theksojnë se kontrolleri inovativ do të lëshohet gjatë nëntorit të ardhshëm dhe Microsoft është veçse duke u përgatitur me pesë milion pajisje të gatshme për lansim, me një çmim më të lirë sesa që është pritur (rreth 50 dollarë), së bashku me së paku 14 lojëra.

Koncepti Natal, që përdorë kamera dhe mikrofon për të përcjellë lëvizjen e lojtarit, së pari është shpalosur në E3 në Los Angelese më herët gjatë këtij viti.

Activision, Bethesda, Capcom, Disney, EA, Konami, MTV, Namco Bandai, Sega, Square Enix, THQ dhe Ubisoft kanë bërë të ditur se do të ofrojnë lojëra të përshtatshme me Natal, gjersa ishin të pranishme në panairin Tokyo Game Show gjatë muajit tetor.

Me një çmim bazë të parashikuar prej rreth 50 dollarë, burimet theksojnë se Microsoft dëshiron që Natal të debutojë nën 84 dollarë. 50$ do të bënte shumë pronar të Xbox 360 shumë të lumtur, duke  e bërë Natal-in më të lirë se një lojë. Edhe me një çmim prej 84 dollarë, kontrollorët me bazë në kamera do të kushtonin shumë më lirë sesa kontrolloret e plotë të “Rock Band”. Megjithatë, çmimet ende janë në nivelin e thashethemeve, kështu që mos u gëzoni sepse është ende herët.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, publikohet fotoja e parë e qartë e telefonit të Samsung

Lajmet e fundit>