Lajmet

Microsoft përsëri ngjall dyshime për versionin e ri të Windows

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Qershor 2021
Me shumë gjasa Microsoft po tregon tingujt e rinj të ndezjes së Windows 11 apo sido që ta quajë Microsoft sistemin e ri operativ. Microsoft përsëri ngjall dyshime për versionin e ri të Windows

Microsoft përsëri hodhi dyshime tek përdoruesit mbi Windows 11. Në një video publikuar në YouTube, gjiganti i softuerit ka publikuar një video 11-minutëshe me koleksion të tingujve të ndezjes nga versione të ndryshme të Windows.

Këto tinguj janë të ngadalësuar me 4000% dhe Microsoft e konsideron si video relaksuese për ata që janë të emocionuar për evenimentin e datës 24 Qershor të Windows.

Me shumë gjasa Microsoft po tregon tingujt e rinj të ndezjes së Windows 11 apo sido që ta quajë Microsoft sistemin e ri operativ.

Spekulimet për një version të ri të Windows janë kudo dhe Microsoft po e përdor 11 thuajse në çdo informacion të nxjerr për publikun. Në rastin e fundit ishte një imazh ku dritarja tradicionale e Windows lëshonte hije në formën e numrit 11.

Me versionin e ri të Windows presim ndryshime të ndjeshme të ndërfaqes, një projekt që së brendshmi quhet “Sun Valley.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Skype eliminon "rrëmujën" gjatë video thirrjeve