Siguri

Microsoft planifikon arnim gjigant javën tjetër

Publikuar , 03 Qershor 2010
0
Microsoft planifikon arnim gjigant javën tjetër

Arnimet do të bllokojnë edhe dy gabime që Microsoft i ka zbuluar në Shkurt dhe Prill.

“Ky është një muaj mesatar” deklaroi Andrew Storms, drejtor i sigurisë në nCircle Security. “Duke marrë parasysh peshën e buletineve, dhe faktin se numri i arnimeve nuk është i lartë, nuk më duket si muaj i ngarkuar.”

Rekordi i deritashëm është 13 arnime në muajin Tetor 2009, që është përsëritur në Shkurt 2010 dhe ka rregulluar 34 lëshime.

Përdorues të Windows-it bëhuni gati që t’ia shtoni edhe 10 arnime Sistemit tuaj operativ që të ndjeheni të sigurt që siguria juaj nuk do të cenohet, nëse ajo tashmë nuk është cenuar.

LEXO EDHE:  Mbi 21,000 router Linksys kanë ekspozuar përdoruesit

Lajmet e fundit>