Lajmet

Microsoft planifikon që të sjell Windows-in në robotë dhe pajisje të vogla

Publikuar , 03 Prill 2014
0
Microsoft planifikon që të sjell Windows-in në robotë dhe pajisje të vogla

windowsbluestock.0_standard_800.0Stafi i kompanisë Microsoft do të jetë në San Francisko gjatë të enjten për të filluar konferencën vjetore të zhvilluesve, Build. Derisa prodhuesi softuerik do të përqendrohen kryesisht në Windows Phone 8.1 gjatë kësaj jave, siç duket, Microsoft ka ambicie të mëdha për ta sjell Windows-in edhe në pajisjet më të vogla. Një faqe e re, Windows on Devices, është lëshuar përpara mbajtjes së ngjarjes së nesërme Build dhe zbulon që Microsoft është “duke e sjell Windows-in në një klasë tërësisht të re të pajisjeve të vogla.”

Sugjerimet përfshijnë robotët, një ari që flet dhe një mbajtës i vogël kafeje. Duket që Microsoft është duke marrë përparësi nga zhvillimi harduerik i Intel-it, posaçërisht sistemit të vet në çip Galileo. Intel për momentin është duke e përdorur Galileo-n për të përkrahur adoptimin nga institucionet edukative për mësim të inxhinierëve. Microsoft thotë që planifikon të lëshojë një platformë të zhvilluesve softuerikë gjatë pranverës, me përditësime të rregullta softuerike për të mundësuar shërbimet e integruara cloud dhe vegla më të mira për zhvillues.

Tani lind pyetja nëse “Windows on Devices” do të fuqizojë pajisjet si orët e mençura apo pajisjet që mund të vishen si Google Glass, në të cilat është përfolur që Microsoft është duke punuar. Lajmërimi i Microsoft-it vjen disa javë pasi Google zbuloi planet e veta për pajisjen që mund të vishet Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Galaxy Fold shtyhet për në muajin Qershor

Lajmet e fundit>