Vëzhgim

Microsoft planifikon të demonstrojë tablet me Windows 8 në qershor

Publikuar , 02 Mars 2011
0
Microsoft planifikon të demonstrojë tablet me Windows 8 në qershor

Burimi ka thënë për Business Insider se Microsoft po lëviz me hapa të ngjashëm me “apple” për të dizajnuar sistemin e ri operativ për tablet dhe se disa ide do të shfrytëzohen edhe nga ndërfaqja Metro që është krijuar për Windows Phone 7. Nëse kjo është e vërtetë atëherë do të kemi edhe paraqitjen e një faktori domethënës në fundin e vitit fiskal të Microsoft, sepse në qershor zakonisht ndodh kjo.

Sistemi i ri operativ planifikon të përcillet nga produkte të Dell, ku njëri veçse është publikuar në web faqe teknologjike dhe përmban një emër të koduar, Peju. Ai pritet të paraqitet për konsumatorë në vitin 2012, por thuhet se demonstrimi veçse është gati për zhvillues.

Windows 8 megjithatë duket se po vjen por me një datë të konfirmuar ende jo. Një gjë dihet se pajisjet me bazë në ARM do të përkrahën prej tij dhe gjithashtu do të ketë optimizim të sistemit operativ edhe për pajisje mobile. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse Samsung One UI është një prej softuerëve më të mirë vendosur në një smartfon

Lajmet e fundit>