Analiza

Microsoft po përpiqet të pajisë smartfonët HTC me Windows Phone

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Microsoft po përpiqet të pajisë smartfonët HTC me Windows Phone

htc_windows_phone_wide-970x0Sipas Bloomberg, faqja kryesore e publikimit të të dhënave të tregut financiar, Microsoft-i po përpiqet të lidhë një marrëveshje me HTC për vendosjen e sistemit Windows Phone si sistem të dytë operativ në pajisjet e veta që momentalisht funksionojnë me Android.

Nuk është ende e qartë se si mund të funksionojë smartfoni me dy sisteme operative.

Ndoshta Windows Phone do të jetë si opsion i dytë dhe do të lihet në dorë të përdoruesit përzgjedhja e sistemit ose mund të jetë një vendim që mund të merret vetëm njëherë të vetme në momentin e hapjes së telefonit për herë të parë. Sistemi që nuk do të përzgjidhet do të fshihet automatikisht.

Sipas Bloomberg bisedimet janë ende në fazat e para dhe ka mundësi që Microsoft-i të reduktojë ose të eliminojë pagesat e licencimit për të tërhequr HTC.

Lidhja e mundshme e këtij partneriteti ka kuptim pasi HTC ka qenë një prej partnerëve të hershëm të Microsoft-it që ka mbështetur Windows Phone.

Pajisja e fundit e prodhuar nga HTC me sistem Windows Phone është HTC 8X. Së dyti, performanca financiare e HTC nuk është ajo që pritej dhe ndoshta kompania do të binte dakord në ofrimin e këtij modeli unik për të tërhequr më tepër përdorues. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Më 1 Korrik hiqen tarifat roaming mes vendeve të Ballkanit

Lajmet e fundit>