Lajmet

Microsoft po zhvillon një teknologji të re gjurmimi që do të zëvendësojë të dhënat Cookies

Publikuar , 11 Tetor 2013
0
Microsoft po zhvillon një teknologji të re gjurmimi që do të zëvendësojë të dhënat Cookies

Sipas agjencisë së lajmeve AdAge, Microsoft-i është duke punuar për zhvillimin e një teknologjie të re për gjurmimin e aktivitetit të përdoruesve në ueb, në pajisjet mobile me sistem Windows si dhe në platformën Xbox.

Burime të afërta të kompanisë kanë raportuar se kjo teknologji është në fazat fillestare dhe nuk dihet ende data e lançimit të saj.

Microsoft-i nuk ka konfirmuar në mënyrë direkte këtë lajm, megjithatë një përfaqësues i kompanisë është shprehur: “Është e rëndësishme që të shkojmë përtej të dhënave gjurmuese cookies. Prioriteti ynë është identifikimi i një mënyre që realizon këtë funksion duke respektuar njëkohësisht interesat e konsumatorit.”

Të dhënat cookie janë aplikuar prej një kohë të gjatë si një metodë për regjistrimin e aktiviteteve të caktuara të përdoruesit në ueb. Reklamuesit dhe kompanitë e tjera e shfrytëzojnë informacionin e grumbulluar për të përcaktuar sjelljen dhe preferencat e përdoruesve si një mënyrë për të shfaqur reklamat dhe përmbajtjet specifike ndaj audiencës së duhur. Megjithatë, cookies paraqesin pengesa të caktuara, të paktën për njerëzit që kryejnë gjurmimin.

Cookies funksionojnë vetëm për versionet desktop të shfletuesve që do të thotë se reklamuesit nuk kanë mundësi të regjistrojnë aktivitetin e navigimit të përdoruesve në pajisjet mobile. Është e vërtetë që për disa faqe mund të çaktivizohen Cookies, megjithatë në shumë raste kjo gjë e bën faqen të paaksesueshme.

Të dhënat Cookies të palëve të treta, të cilat përdoren nga reklamuesit për gjurmimin e aktivitetit on line kanë hapur shpesh debat për sigurinë. Pjesa më e madhe e shfletuesve përfshijnë opsionin e moslejimit të gjurmimit që ndalon reklamuesit dhe faqet ueb të gjurmojnë, por jo të gjithë i zbatojnë rregullat.

LEXO EDHE:  Kjo nuk është një modele prej të vërteti por një krijim kompjuterik

Është raportuar se përveç Microsoft-it edhe Google po punon për zhvillimin e një teknologjie personale gjurmimi që do të zëvendësojë të dhënat Cookies të palëve të treta, por momentalisht ajo përbën një dilemë si për përdoruesit ashtu edhe për reklamuesit.

Pavarësisht qëllimeve të Microsoft dhe Google, do të jetë e vështirë që Cookies të eleminohen pasi ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm për reklamuesit dhe përdoruesit në ueb. Nëpërmjet tyre ruhen emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet e shumë faqeve në mënyrë që të mos rishkruhen vazhdimisht.

Ato përdoren nga faqet e tregëtisë elektronike për të ruajtur informacionet e kartës së blerjes dhe nga uebfaqet e ndryshme për të ruajtur të gjitha opsionet e përcaktuara nga përdoruesi për një ekperiencë sa më të kënaqshme në ueb.

Prandaj themi se për mirëpritjen e një teknologjie të re është e nevojshme që kjo e fundit të zëvendësojë të gjitha cilësitë pozitive dhe ato negative të të dhënave Cookies për shfletuesit. (PCWorld Albanian)

microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>