Analiza

Microsoft pranon që antiviruset e tjerë janë më të mirë se Microsoft Security Essentials

Oct 6 2013
0 Shpërndarje
Microsoft pranon që antiviruset e tjerë janë më të mirë se Microsoft Security Essentials

Microsoft pranon zyrtarisht se ka ndërruar përqendrimin e kompanisë dhe po ofron Microsoft Security Essentials si një “linjë bazë”.

PC Pro raporton se Microsoft-i ka “pranuar që përdoruesit e Windows-it duhet të instalojnë antivirus sipër dhe përtej Security Essentials .”

Në një intervistë të fundit, Holly Stewart nga Qendra për Mbrojtje nga Sulmet Keqdashëse e Microsoft-it tha që ka ndryshuar qasjen e tij për antivirusin dhe synon që ta shpërndajë hulumtimin e tyre për antivirusin me ndërmarrje të tjera dhe ta ofrojë MSE-në si një “linjë bazë” për ndërtim të programeve të tjera.

“Ne jemi duke i ofruar të gjitha të dhënat dhe informacionet për bashkëpunëtorët tanë, kështu që ata mund të bëjnë të paktën aq mirë siç jemi duke arritur ne,” tha Stewart. “Progresioni natyral është që ne gjithmonë do të jemi në pjesën e poshtme të këtyre testimeve.

Dhe sinqerisht, nëse ne jemi duke e bërë siç duhet punën tonë, kjo është ajo që do të ndodh.” Ajo shtoi që Microsoft-i dëshiron “që çdokush të bëjë më mirë se sa ne sepse ne e dimë që kjo e bën më të vështirë për djemtë e këqij”.

Microsoft-i i bëri këto ndryshime duke thënë që programet antivirus të tjerë janë “duke luajtur në testime” dhe nuk po përqendrohen në kërcënime në botën reale.

Por, e vërtetë ose jo, qasja e re e Microsoft-it nënkupton që ju më mirë ta përdorni një mjet të palës së tretë në arsenalin tuaj, si për shembull antivirusin shumë të mirë për momentin, Avast. (PCWorld Albanian)

security esential

Lajmet e fundit>