Lajmet

Microsoft pranon, qëndrimi ynë ndaj open-source ka qenë i gabuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Maj 2020
0
Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open source. Microsoft pranon, qëndrimi ynë ndaj open-source ka qenë i gabuar

Microsoft pranoi se qëndrimi i tyre ndaj open-source ka qenë i gabuar pasi kompania luftoi me Linux për vite me radhë për të dominuar desktopin. Ish CEO i Microsoft, Steve Ballmer e ka quajtur Linux një kancer që ngjitet kudo.

Por presidenti i Microsoft Brad Smith sot beson se kompania e ka pasur gabim. “Microsoft ishte në anën e gabuar të historisë kur open-source shpërtheu në fillim të këtij shekulli,” tha Ai.

Smith është pjesë e Microsoft që prej 25 vitesh dhe një prej juristëve kryesorë gjatë betejave me open-source.

Lajmi i mirë është se jeta është e gjatë dhe kështu mëson se ka ardhur momenti për të ndryshuar,” shtoi Smith.

Microsoft ka ndryshuar shumë që kur e quajtur Linux një kancer. Gjiganti i softuerit sot është kontributori më i madh në botë në projektet open-source duke sfiduar Facebook, Docker, Google, Apache dhe shumë të tjerë.

Gradualisht ka adoptuar open-source që nga PowerShell, tek Visual Studio Code e madje edhe motori origjinal i javascriptit të Microsoft Edge.

Microsoft ka shkuar deri aty sa të integrojë Ubuntu në Windows 10. Shfletuesi Edge gjithashtu ka kaluar në motorim Chromium. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lojtari i Fortnite që u pagua 30 milionë dollarë nga Microsoft për të luajtur në Mixer