Lajmet

Microsoft premtoi rikthimin e të dhënave të fshira nga Përditësimi i Tetorit 2018

Oct 8 2018
0 Shpërndarje
Kompania u detyrua të tërhiqte përditësimin kur përdoruesit filluan të ankohehsin se dokumentet, muzikën dhe foto e tyre po zhdukeshin. Microsoft premtoi rikthimin e të dhënave të fshira nga Përditësimi i Tetorit 2018

Microsoft ka premtuar të rikthejë të gjitha të dhënat që Përditësimi i Tetorit 2018 ka fshirë nga kompjuterat e përdoruesve.

Kompania u detyrua të tërhiqte përditësimin kur përdoruesit filluan të ankoheshin se dokumentet, muzikën dhe foto e tyre po zhdukeshin.

Sipas Dona Sarkar, shefja e programit Windows Insider, përdoruesit e prekur nga kjo krizë duhet të ndalojnë të përdoruri kompjuterat dhe ti kontaktojnë Microsoft.

Sarkar tha se ekipet e mbështetjes teknike kanë mjetet e duhura për tju rikthyer çdo të dhënë të humbur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>