Lajmet

Microsoft premton më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Prill 2019
0
Përdoruesit do të mund të ndalojnë përditësimet deri në 35 ditë me radhë ndërsa më përpara mundeshin vetëm të shtynin vetëm për një javë. Microsoft premton më shumë kontroll mbi përditësimet e Windows 10

Përditësimi madhor i ardhshëm i Windows 10 do të vijë në muajin Maj dhe së bashku me të Microsoft do të sjellë më shumë kontroll mbi përditësimet që instalohen në kompjuterat tanë.

Përdoruesit do të mund të ndalojnë përditësimet deri në 35 ditë me radhë ndërsa më përpara mundeshin vetëm të shtynin vetëm për një javë.

Kështu do të reduktoheshin shanset që përditësimet të instaloheshin në një moment të papërshtatshëm kur u nevojitet më shumë kompjuteri.

Gjithashtu Windows 10-ta do të mësojë kur më së shumti e përdorni kompjuteri për të shmangur instalimin e përditësimeve gjatë orareve të caktuar.

Opsioni Download and Install Now janë premtuar nga Microsoft por jo në përditësimin e muajit Maj. Këto dy opsione do të shërbejnë kur një përditësim madhor ka mbërritur dhe Microsoft tu njoftojë në mënyrë që të mos u pengojë punën në kompjuter.

Por nëse keni një version të Windows 10-ës që është drejt fundit të mbështetjes, sistemit operativ do të përditësohet automatikisht në një version të fundit.

Së fundi kompania ka vendosur të zgjerojë fazën e debutimit zyrtar të përditësimeve duke filluar nga përditësimi i Majit në disa javë. Kompania shpreson që të shmangë problemet serioze që prekën përdoruesit në Tetor kur ishte përditësimi i fundit madhor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Windows 10 ka një problem serioz

Lajmet e fundit>