Lajmet

Microsoft pretendon për rreth gjysmë milion përdorues të Vëzhgimit Teknik të Windows 10

Publikuar , 19 Dhjetor 2014
0
Microsoft pretendon për rreth gjysmë milion përdorues të Vëzhgimit Teknik të Windows 10

windows10-startMicrosoft thotë se më shumë se 1.5 milion individë janë pjesë e programit të testimit të Vëzhgimit Teknik të Windows 10. Kompania pretendon se ky është versioni më i testuar ndonjëherë i Windows gjatë fazës së zhvillimit.

Pas dy muajsh, Vëzhgimi Teknik numëron 450,000 përdorues “vazhdimisht aktivë” të cilët aksesojnë sistemi operativ çdo ditë. Një përdorues mesatar shpenzon dy orë në ditë në Vëzhgimin Teknik të Windows 10, krahasuar me një orë në Windows 7 Beta gjatë së njëjtës periudhë testimi.

“Është fantastike për ne të shohim diçka të tillë të bëhet realitet, sepse gjithë kjo bazë përdoruesish do të na ndihmojë të rregullojmë edhe gabimet më të vogla”, tha menaxheri i përgjithshëm inxhinierik pranë Microsoft Gabriel Aul. Ai deklaroi se Microsoft ka rregulluar 1300 gabime falë komenteve dhe raportimeve të përdoruesve.

Kompania gjithashtu ka ofruar disa karakteristika të reja në përgjigje të përshtypjeve të përdoruesve. Microsoft thotë se sistemi operativ do të ketë më shumë ndryshme për të publikuar në lëshimin e radhës të 21 Janarit. Aul citoi se Microsoft tërhoqi një version të radhës për publikim të vëzhgimit teknik me qëllim që të punonin për të sjellë diçka më madhore në ndërtimin e janarit. Versioni zyrtar i Windows 10 ka një rrugë të gjatë përpara, mbështetja nga një adoptim i hershëm është gjithmonë një shenjë e mirë dhe mbase në fund do të rezultojë në një sistem operativ që do të shkëlqejë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft sjell Linux e vërtetë në Windows 10

Lajmet e fundit>