Lajmet

Microsoft prezantoi abonimin 10 dollarësh në Xbox One me mbi 100 titujt lojërash

Publikuar , 28 Shkurt 2017
0
Këtë pranverë po vjen në Xbox One, Xbox Game Pass, një abonim i cili u jep qasje në mbi 100 lojëra të konsolës për 9.99 dollar muaj. Microsoft prezantoi abonimin 10 dollarësh në Xbox One me mbi 100 titujt lojërash Photo Source: Xbox

Xbox Game Pass nuk është një shërbim si PlayStation Now por një abonim për shkarkimin e lojërave.

Përdoruesit të cilët paguajnë 9.99 dollar mund të luajnë lojëra si Halo5: Guardians, Payday 2, NBA 2K16 dhe SouldCalibur II duke i shkarkuar me njëherë sikur të ishin blerë dixhitalisht.

Xbox Game Pass do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme për një listë të përzgjedhur insajderash.

Më abonimi do të ofrohet ekskluzivisht për Xbox Live Gold përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit Xbox në Pranverë. /GameWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 66 bllokon videot që luhen automatikisht me zë

Lajmet e fundit>