Microsoft sapo ka lançuar një tjetër telefon Windows të linjës së smartfonëve buxhetor quajtur Lumia 540. Natyrisht që karakteristika kyçe e tij është çmimi dhe do të kushtojë vetëm 150 dollar. Me këtë kosto ju do të keni në dispozicion një smartfon me ekran 5 inç 720p, proçesor Snapdragon 200, mbështetje për dy karta, 1 GB RAM, 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe një kamër të pasme 8 Megapiksel.
Ky telefon do të shënjestrojë tregjet në zhvillim të Azisë, Afrikës, Lindjes së Mesme, Europës qëndrore dhe lindore. Do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, portokalli, bardhë dhe zezë. Ja disa nga karakteristikat kyçe:
* Windows Phone 8.1 Lumia Denim
* Mbështetje për Windows 10
* Ekran 5 inç HD 1280 x 720 dhe 294 piksel për çdo inç
* Proçesor Qualcomm Snapdragon 200 katër bërthamësh
* 1 GB RAM, 8 GB hapësirë të dhënash, mbështetje për kartat microSD deri në 128 GB
* Kamër të pasme 8 Megapiksel me dritë LED dhe Autofocus
* Kamër frontale 5 Megapiksel me kënd të gjërë
* 15 GB hapërisë falas në OneDrive
* Bateri 2200 mAh
* Dimensionet 144 x 73.9 x 9.35 mm
* Pesha: 152 gram
Për nga specifikat, Lumia 540 ngjason së shumti me Lumia 640 por që ka mangësi në veçori si përshembull ekrani Glance. Nga ana tjetër, ka një kamër frontale 5 Megapiksel përkundër 1 Megapiksel që gjendet tek Lumia 640 (PCWorld Albanian)